Serie B

Presidenti Zamparini pret vendimin e De Biasit për t’i besuar Palermon

Gianni De Biasi është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Palermos në Serinë B. Skuadra siciliane u mposht thellë 3-0 në transfertë nga Venezia, rezultat ky që e ka bindur presidentin Zamparini për të shkarkuar Burno Tedinon dhe për t’ia besuar menjëherë stolin e skuadrës ish-trajnerit të Shqipërisë.

Deri pak ditë më parë, De Biasi nuk ka qenë i bindur për të marrë përsipër rrezikun për të punuar me Zamparinin, i cili shquhet për shkarkimet e shpeshta të trajnerëve, por mund të ndryshojë mendim gatë orëve në vazhdim. Në pritje të vendimit që do të marrë De Biasi, po fiton kuota Roberto Stellone, edhe pse ka një marrëveshje me Venecian për sezonin e ardhshëm.

Orët në vazhdim do të jenë të nxehta në shtëpinë e Palermos. Mbetet për t’u kuptuar nëse ndryshimi në panikë do të jetë i menjëhershëm apo pas ndeshjeve të mesjavës.

 

To Top