Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Presidenti Cerezo: Tek Atletico, Simeone është i paprekshëm!

 

Presidenti i Atleticos së Madridit, Enrique Cerezo, ka deklaruar për mediat vendase se trajneri Diego Simeone është i paprekshëm dhe se nuk ka dyshime mbi vazhdimësinë e punës së tij.

“Dua ta them më zë të lartë për lojtarët, drejtuesit dhe tifozët: tek Atletico e Madridit Diego Simeone është i paprekshëm. Askujt nuk i lejohet të ketë dyshime mbi punën e Simeones. Kritikat kanë gjithmonë efekt pozitiv, por nganjëherë janë të tepruara. Nuk ndodh që sot të luash mirë dhe të jesh më i miri, ndërsa kur një ndeshje shkon keq, të etiketohesh më i keqi.”

Edhe pse në La Liga Atletico është e pamposhtur dhe mban vendin e katërt, në Champions me tre barazime, një humbje dhe asnjë fitore rrezikon të mos e kalojë fazën e grupeve.

“Llogaritë mund të bëhen vetën në fund. Në futboll mund të ndodhë gjithcka. Cili i ka fituar dy finalet e fundit të Championsit? Ai që ka patur më shumë fat”.

Cerezo është i bindur se Atletico nën drejtimin e Simeonës mund të bëjë mrekullinë në dy ndeshjet e fundit në grup dhe të arrijë kualifikimin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...