Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Prenga zbret në ring, në Kanada: Synoj majat në këtë sport

Këtë të shtunë Kristian Prenga do të ketë një ndeshje të rëndësishme në Toronto për duelin e peshave të rënda kundër kanadezit Tim Chemelli, një përballje me 6 raunde që do të transmetohet drejtpërdrejtë dhe në Supersport.

Boksieri shqiptar do të kërkojë fitoren e 7-të në karrierë ndaj një rivali të ngjashëm, që ka treguar se ashtu si ai ka një forcë të madhe goditëse. Në prag të këtij dueli Prenga ka vetëm një synim fitoren.

“Ndihem në formën më të mirë të mundshme, pasi kam më tepër se dy muaj që përgatitem për këtë ndeshje. Kam parë ca video të Chemelit dhe e kam studiuar pak a shumë. Është një kundërshtar shumë i fortë dhe luftarak, por shpresoj t’ia arrij qëllimit që dua”, tha Prenga.

Deri tani paraqitjet e Kristian Prengës në ring kanë qenë mbresëlënëse me boksierin që shpreson në një tjetër sukses për të ngjitur shkallët drejt përballjeve të mëdha.

“Synoj majat e boksit botëror dhe shpresoj se do t’ia arrij. Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme në boks, pasi të prish shumë punë në rekord. Nëse fitoj, më hapet rruga për më lart dhe besoj se do t’ia dal”, deklaroi boksieri shqiptar.

Prenga uron që të ketë mbështetje maksimale nga komuniteti shqiptar në Toronto dhe premton një fitore për të gjithë tifozët e tij kuqezi.

“Shpresoj t’u bëj krenar juve dhe veten, por edhe gjithë shqiptarët kudo që janë”, e mbylli deklaratën e tij për Supersport, Prenga.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...