Futboll

Premtimet e Finos: Krijimi i ligës, privatizimi i klubeve dhe stadiume të reja

Me zyrtarzimin e Bashkim Finos si rivali i presidentit të FSHF Armando Duka në zgjedhjet e reja për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit që do të mbahen në datën 7 shkurt, ka nisur edhe dueli i deklaratave mes dy kandidatëve. Nëse Duka e vuri theksin te fakti se nëse do të rizgjidhet president i FSHF do të korigjojë gabimet të shkuarës ndërsa i kërkoi politikës të qëndrojë larg futbollit, ish kryeministri Bashkim Fino kishte disa pika te të cilat do të përqëndrohet platforma e tij nëse fiton zgjedhjet. Fino premtoi se do të pastrojë futbollin shqiptar nga trukimet e mundshme të ndeshjeve. Ai nënvizoi gjithashtu se do të krijojë ligën profesioniste do të rrisë të ardhurat për klubet, do ti privitazojë ato si dhe do të ndërtojë shumë stadium të reja në mënyrë që edhe futbolli shqiptar të ketë kushtet e duhura për të prodhuar sa më shumë talente dhe për të rritur nivelin dhe për tu përfaqësuar denjësisht në arenën ndërkombëtare.

 

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.