Serie A

Premier League, ëndrra e parealizuar e Antonio Candrevas

Ka një kampionat që e intrigon Antonio Candrevan më shumë se Seria A. Italiani ka zbuluar se në të ardhmen aspiron të luajë në Premier League, ku rivaliteti është i ashpër dhe emocionues. Në të kaluarën mesfushori ka qenë në listen e dëshirave të Manchester United, Chelsea-t dhe Arsenalit. 30-vjeçari është shprehur se dëshiron të testojë aftësitë e tij edhe jashtë kufinjve të Italisë. Candreva shtoi se klubet e Seria A po përmirësohen shumë dhe se ështe i bindur se mund të bëjnë më tepër në kompeticionet europiane.  Aktualisht italiani është i fokusur të japë maksimumin per ekipin e tij, Interin, që këtë sezon kërkon të sigurojë biletën për në Champions League. Zikaltrit momentalisht pozicionohen në vendin e tretë me 9 pikë diferencë ndaj Napolit kryesues.  Futbollisti nuk la pa përmendur trajnerin e tij Lucciano Spalletti, prej të cilit ka mësuar shumë në nivelin e përqendrimit, motivimit dhe bashkëpunimit në fushën e blertë.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.