Kosova

Prekazi sheh larg: Me pak eksperiencë, mund të bëjmë më shumë

Mjaft i lumtur u shfaq trajneri i Shpresave të Kosovës, Rafet Prekazi, pas barazimit që skuadra e tij mori ndaj kampionëve në fuqi të Europës, Gjermanisë.

Rezultat i jashtëzakonshëm dhe historik…
Prekazi: Dihet që ne jemi Kosova dhe këta janë kampionë bote. Më gëzon fakti që nuk i kemi lejuar shumë raste kundërshtarëve, pavarësisht se kemi luajtur shumë të tërhequr. Na mungoi disi përvoja, për të bërë akoma më mirë, pasi unë jam krenar dhe i bindur për cilësinë e këtyre djemve. Sot kanë dhënë të gjithë 200% dhe këto pozita në grup, janë një sukses i padiskutueshëm.

Besoni se mund t’ia dilni të renditeni të dytët?
Prekazi: Nuk e kam menduar deri tani, pasi duhet edhe eksperienca për të synuar rezultate. Gjithsesi unë kam shumë besim te cilësia e këtyre lojtarëve, por na duhet ende pak më tepër kohë, për t’i bërë bashkë lojtarët dhe për t’i bërë të merren vesh më mirë në fushë.

To Top