Serie A

Prapaskenat, Martinez refuzoi Realin për Interin

Lautaro Martinez nuk ka më dyshime, do të jetë lojtar i Interit duke nisur nga sezoni i ardhshëm, pas një operacioni që arrin në 25 mln euro pa përfshirë bonuset.

Agjenti i talentit argjentinas, Rolando Zarate shpjegoi se zikaltërit ishin opsioni më i mirë për të ardhmen e sulmuesit teksa zbuloi se për Interin ka kthyer mbrapsht oferta nga Real Madrid.

Sipas tij, drejtuesit e Interit e kanë bërë të ndjehet i rëndësishëm lojtarin, për projektin e klubit, ndërsa e pranoi se klauzola që do ta lidhë Martinez me zikaltërit do të jetë shumë e lartë, ose rreth 120 mln euro

To Top