Merkato

Prapaskena e merkatos: Griezmann te Barça? Simeone e di që në dhjetor

Mediat spanjolle kanë zbuluar të tjera prapaskena rreth kalimit të mundshëm të Antoine Griezmann te Barcelona gjatë kësaj vere. Duke iu referuar asaj që shkruan madrilenja As, sulmuesi francez i ka komunikuar që në dhjetor të vitit të kaluar trajnerit të Los Colchoneros Diego Simeone vendimin e tij për t’u transferuar te Barça. El Cholo e ka falenderuar sulmuesin e përfaqësues së gjelave për sinqeritetin e tij duke e mbështetur dhe duke i bërë të qartë se ai do të ishte një lojtar i rëndësishëm për Atleticon deri në fund të këtij sezoni për të ndihmuar skuadrën që të fitonte të paktën një titull. Griezmann tashmë i ka të gjitha mundësitë për t’u larguar me një trofe nga skuadra bardhekuqe pasi të mërkurën e ardhshme Atletico Madrid do të luajë një tjetër finale europiane pasi do të sfidojë në Lyon, francezët e Marseille për trofeun e Europa League. Nëse arrin ta fitojë ky do të ishte trofeu i dytë për Antoine Griezmann në këto 3 vite karrierë me Atleticon pasi atij të Superkupës së Spanjës në 2014-ën.

To Top