Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Pogba: Asnjë problem me Mourinhon, mendoj për FA Cup dhe Botërorin

Paul Pogba deklaroi se nuk ka asnjë problem me trajnerin Jose Mourinho. Kohët e fundit është përfolur për marrëdhenie jo të mira mes lojtarit francez dhe trajnerit portugez. Aq sa zërat për një largim të mundshëm të mesfushorit gjatë merkatos së verës nga “Djajtë e Kuq”, sa vijnë dhe shtohen me disa klube që duan shërbimet e 25-vjeçarit. Gjithsesi, Pogba pohoi se është trajneri Mourinho ai që merr vendimet, ndërsa francezi duhet të përgjigjet me lojën e tij në fushë.

“Ai është trajneri dhe ai vendos. Më duhet t’i pranoj vendimet e tij dhe të përgjigjem në fushë. Mourinho më bëri kapiten, më dha “çelësat” dhe përgjegjësitë në një klub të madh si Manchester United. Unë jam këtu dhe mendoj për të tashmen, do të luajmë në finalen e FA Cup dhe më pas vjen Botërori. Ato që thuhen në media nuk janë në mendjen time.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...