Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Pochettino snobon Realin e Madridit, rinovon me Tottenham deri në 2023-in

Mauricio Pochettino largon zërat e merkatos. Trajneri argjentinas ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Tottenham Hotspur për 5 vitet e ardhshme duke snobuar përfundimisht edhe interesimin e Realit të Madridit që e shikonte si pasuesin ideal të francezit Zinedine Zidane. Pochettino ka arritur akordin me drejtuesit e klubit londinez dhe aventura e tij në ishull do të vazhdojë gjatë. Nga kontrata e re amerikano-jugori do të përfitojë plot 8,5 milionë paund në sezon duke u bërë kështu një nga trajnerët më të paguar në Premier League bashkë me emra të tillë si Pep Guardiola e Jose Mourinho. Pochettino do ta drejtojë skuadrën edhe në stadiumin e ri ndërsa misioni për sezonin e ardhshëm do të jetë fitimi i titullit kampion në Angli. Argjentinasi do të ketë dorë të lirë në merkato për të përforcuar skuadrën në mënyrë që Tottenham të mos e mbyllë më kampionatin në vendin e 3-të por të rivalizojë dy skuadrat e Manchesterit në garën për titull.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...