Premier League

Pochettino blindon “uraganin” Kane: Ai është e tashmja dhe e ardhmja e Tottenham

Sërish një fitore nën shenjën e “uraganit” Harry Kane. Tottenham fitoi derbin e Londrës Veriore përballë Arsenalit falë një supergoli me kokë të sulmuesit të kombëtares angleze i cili kryeson listën e golashënuesve në Angli dhe aktualisht po përjeton një moment të shkëlqyer forme. E ardhmja e bomberit 24-vjeçar kohët e fundit po lidhet shpesh me një kalim të mundshëm tek Reali i Madridit në verë, por Mauricio Pochettino trajneri i Spursave nuk mendon aspak kështu. Në një intervistë tekniku argjentinas ka blinduar xhevahirin e tij duke deklaruar:” Kane është e tashmja dhe e ardhmja e Tottenham-it, është jashtëzakonshme ajo që ai po bën. Jam shumë i kënaqur dhe shumë i lumtur që kam në skuadër një futbollist të tillë”.

To Top