Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Play off-i i “Rusi 2018”, Italia “peshkon” Suedinë

Përcaktohen katër duelet e fazës play off të “Rusi 2018”, që do të nxjerrin edhe katër përfaqësueset e fundit europiane pjesëmarrëse në eventin më të rëndësishëm sportiv të vitit të ardhshëm. Golat i rezervuan si kundërshtare Italisë përfaqësuesen e Seudisë, Kroacia do të pëballlet me Greqinë, Irlanda e Veriut me Zvicrën, ndërsa Danimarka me Irlandën. Një short aspak i favorshëm për skuadrën e Venturës, që preferonte një mes Irlandës së Veriut dhe Greqisë. Gjithsesi, “të kaltrit” mund të ngushëllohen me faktin se ndeshja e parë do të zhvillohet në transfertë. Një duel i ekuilibruar mund të konsiderohet ai mes Danimarkës dhe Irlandës, ndërsa Zvicra dhe Kroacia patën më shumë fat, me kundërshtarë respektivë Irlandën e Veriut dhe Greqinë. Ndeshjet e vajtjes do të luhen në tri data, më 9, 10 dhe 11 nëntor, ndërsa ato të kthimit tri ditë më pas, më 12, 13 dhe 14 nëntor.

 

Sfidat play off

Irlandë e Veriut – Zvicër (9 dhe 12 nëntor)

Kroaci – Greqi                   (9 dhe 12 nëntor)

Danimarkë – Irlandë       (11 dhe 14 nëntor)

Suedi – Itali                        (10 dhe 13 nëntor)

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...