Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Platini: Për Francë-Brazil u manipulua shorti

Ish presidenti i UEFA-s Michel Platini ka zbuluar një prapaskenë që hedh shumë dyshime mbi FIFA-n dhe rregullsinë e organizimit të kompeticioneve.

Ai pranoi se finalja e botërorit ‘Francë 98’, mes Francës dhe Brazilit kishte ardhur pasi gjithçka ishte përgatitur që në short, duke ‘hedhur benzinë mbi zjarrin e deklaratave për paracaktim të shorteve nga organizmat drejtues të futbollit.

“Francë-Brazil ishte finalja që më së shumti dëshirohej, për vetë gjendjen e skuadrave në atë sezon. Drejtuesit e FIFA-s, për të bërë të mundur këtë finale, vendosën të fusin Brazilin në grupin A dhe Francën në grupin C, për të shmangur një përplasje të mundshme të të dyjave, gjatë rrugëtimit deri në finale”, deklaroi Platini për të përditshmen spanjolle Marca.

Për dijeni, Franca mposhti Brazilin me rezultatin 3-0 në finale dhe arriti të ngrejë Kupën e Botës, në kompeticionin e organizuar në shtëpi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...