Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Plaku “fluturon” ulët: Nuk jemi ende për zonën Europiane

Sebino Plaku, ashti si trajneri Ramadan Ndreu kërkon të ruajë një profil të ulët dhe të largojë euforinë nga Kamza pas fitores së madhe të arritur në fushën e Kukësit. Sipas sulmuesit me eksperiencë, ky trepikësh tregon që skuadra po ruan stabilitetin

“Kishim zhvilluam dy ndeshje relativisht të mira me Laçin, që morëm pikë të plota, dhe me Partizanin, pasi reaguam pas dy golave të pësuar. Ndeshja e tretë ishte konfirmimi që ky ekip ka potencialin e duhur, por edhe që një ndeshje nuk i ngjan tjetrës. Ndeshja tregoi stabilitetin tonë. Nëse e ruajmë, do të jetë shumë mirë, do të jetë luftë deri në fund. Nuk kemi hapin e Europës, sepse ndikojnë shumë faktorë. Mbijetesa për ne është e domosdoshme. Çdo gjë tjetër është plus. Ne duam të jemi në Superiore.”

Sa i përket formës së tij, Plaku këmbëngul se ka lëvizur në shumë skuadra vitet e fundit, çka nuk e ka lejuar të tregojë të gjithë potencialin e tij.

“Pjesa më e vështirë për një lojtar është kur lëviz shumë në skuadra të ndryshme. Ardhja ime te Kamza më ka dhënë më shumë stabilitet. Më ka munguar vazhdimësia kështu që tani kam mundësi t’i tregoj më mirë aftësitë e mia.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...