Futboll

Pjesëmarrja në Europë, stadiumet që kanë përzgjedhur ekipet shqiptare

Ende nuk është ulur sipari i Kategorisë Superiore,  megjithatë skuadrat shqiptare së bashku me plotësimin e kushteve të licencimit për të marrë pjesë në kompeticionet e UEFA-s kanë zgjedhur edhe stadiumet ku do të luajnë si pritëse. Kështu, Skënderbeu kampion. Nëse do të arrija ta fitojë betejën të paktën pjesëmarrjen në Europë në sezonin e ardhshëm, turin e parë do ta luajë në shtëpi dhe më pas do të zhvendoset në atë që konsiderohet si shtëpia korçarëve në Europë, “Elbasan Arena”.

Të njëjtin impiant do të shfrytëzojë edhe Luftëtari, nëse konfirmon pjesëmarrjen në Europa League. Gjirokastritët kanë zgjedhur pikërisht këtë impiant për të bërë debutimin e tyre në Europë, duke shpresuar që të jetë fatsjellës për ta. Kukësi, që ka zyrtarizuar pjesëmarrjen në Europa League me vendin e dytë ka vendosur të ndryshojë stadium për Europën. Pas “Qemal Stafës” dhe “Elbasan Arenës”, tashmë verilindorët do t’i luajnë në mitikun “Loro Boriçi” ndeshjet e tyre (mbetet për t’u përcaktuar në Champions apo në  Europa league).

Laçi dhe Partizani janë gjithashtu në garë për të marrë pjesë në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në kontinent. Kurbinasit e kanë të licencuar stadiumin e tyre për raundin e parë dhe të dytë dhe, nëse kalojnë më tej, do të zhvendosen në “Loro Boriçi”. Partizani ka përzgjedhur “Selman Stërmasin”, sigurisht nëse arrin ta ruajë pozicionin që ka në renditje.

To Top