Te Tjera

Peshëngritje, Shqipëria me 4 sportistë në Europian

 

Sot ngre siparin Kampionati Europian i Peshëngritjes për kategorinë junior dhe U-23, i organizuar në Durrës nga Federata Shqiptare të Peshëngritjes, së cilës i janë besuar edhe me parë evente kaq të rëndësishme. Në këtë aktivitet do të ketë një pjesëmarrje të gjerë me garues nga plot 37 vende të botës, ndërsa Shqipëria përfaqësohet me 4 shtangistë: Arbër Çerçizin e Roalb Kuqjan në peshën 62 kg; Kristi Ramadanin në peshën 77 kg dhe Denald Gjatën në peshën 105 kg. Fatkeqësisht, për femra Shqipëria nuk do të ketë asnjë përfaqësuese në këtë kampionat. Pretendimet e sportistëve kuqezi të shtangës janë për të kapur zonën e medaljeve.

To Top