Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Peshëngritje, Gjoza prezanton Europianin e të rinjve

Në datën 15 Tetor në qytetin e Durrësit starton Kampionati Europian të Peshëngritjes për të rinj. Një eveniment prestigjoz për shtangën shqiptare që pas europianit të zhvilluar pak vite më parë, fiton të drejtën për të organizuar një tjetër kampionat konkurues. Në konferencën e shtypit të kreut të FSHP, Elez Gjoza  ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Antonio Urso. Sipas Gjozës, në këtë eveniment që do të mbyllet në datën 22 Tetor, do të marrin pjesë rreth 600 sportistë nga i gjithë kontinenti. Ai shprehet se ambicjet e FSHP janë që në të ardhmen të fitojë të drejtën e organizimit të një Kamionati Botëror, ndërsa shton se Shqiupëria do të bëjë maksimumin në europianin e të rinjve.

Më pas fjalën e mori Presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Antonio Urso, i cili u ndal te organizimi i Europianit që e konsideron një arritje të madhe për Shqipërinë.

“Tashmë janë krijuar të gjitha kushtet që në Shqipëri të organizohet një eveniment i rangut Botëror si në Durrës ashtu edhe në Tiranë. Unë mendoj se këtu janë të gjitha kushtet për të zhvilluar një Botëror. I uroj suksese Shqipërisë si në rezultate sportive ashtu edhe në organizimin e këtij eventi”.

Ndërkohë, një tjetër lajm që vjen nga Durrësi ku shtanga Europiane e të rinjve do të rinjve do të garojë për 7 ditë është anëtarësimi i presidentit të FSHP, Elez Gjoza në Bordin Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Peshëngritjes.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...