Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Përsëritet sezoni i kaluar, Teuta pikë kthese për Vllazninë

Koeçidenca është befasuese, por duhet të shërbejë edhe si një thirrje për të vazhduar në rrugën e fitoreve. Me suksesin e arritur përballë Teutës, në duelin direkt të mbijetesës, Vllaznia u ngjit në kuotën e 21 pikëve pas 20 javëve në kampionat, ekzaktësisht si një sezon më parë në këtë periudhë.

Diferenca ndërmjet këtij edicioni dhe atij të kaluar, është se aktualisht shkodranët u ngjitën në këtë kuotë pikësh pas dy fitoreve radhazi me Lushnjën dhe Teutën. Ndërkohë, përpara një viti, Vllaznia pësoi dy humbje rresht me Kukësin dhe Partizanin.

Ndryshimi lidhet edhe me faktin se deri në periudhën e fundit të shkurtit dhe fillimit të marsit të kaluar, kuqeblutë e shihnin veten në gjysmën e sipërme të renditjes, e madje kthyen si objektiv arritjen e kupave të Europës. Këtë herë, rreziku i rënies nga kategoria është real dhe synimi është shkëputja sa më e madhe nga zona e ftohtë.

Vazhdimësia e rezultateve pozitive është e vetmja mënyrë për të rikthyer qetësinë te Vllaznia dhe për të evituar një mbyllje të frikshme si ajo e një sezoni më parë, ku qëndrimi mes më të mirëve u vendos pas ‘finales’ së luajtur përballë Tiranës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...