Futboll

Periudhë e zymtë te Italia, ende larg zgjedhja e trajnerit

Pas mbetjes jashtë nga kampionati botëror ‘Rusi 2018’, Italia vijon të jetë edhe pa një trajner.

Aktualisht situate në kombëtaren e ‘të kaltërve’ është aspak e përshtatshme për të filluar ringritjen e skuadrës, ndërsa ende presidenca e Federatës drejtohet nga Carlos Tavecchio, në pritje të zgjidhjes së presidentit të ri.

Në lidhje me stolin, shumë emra qarkullojnë si kandidatë të mundshëm për të marrë drejtimin e Kombëtares, por duket se deri në fund të muajit maj nuk do të kemi asnjë të re.

Kjo pasi kushdo që të rizgjidhet president, nuk do të guxojë t’i besojë emrave të rinj, apo pa shumë eksperiencë ndërkombëtare. Nga ana tjetër, emrat që përmbushin standardet për të udhëhequr projektin e rinovimit të kombëtares, si Roberto Mancini, Claudio Ranieri, etj., janë nën kontratë me klube aktualisht dhe nuk mund të lirohen para përfundimit të kampionateve respektive.

Këtë e ka deklaruar edhe Tavecchio në një intervistë, kur tha se me asnjë prej emrave big, nuk mund të kontaktohet pa përfunduar sezoni.

To Top