Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Përforcimi i parë i Interit është një mbrojtës

Ndonëse ende nuk është bërë zyrtare, mediet pranë klubit të Interit raportojnë se përforcimi i parë për merkaton e janarit do të jetë mbrojtësi Alessandro Bastoni. Djaloshi 18-vjeçar është tashmë në pronësi të zikaltërve, i huazuar te Atalanta deri në qershor të 2018-ës, por të 2 klubet kanë vullnetin për ta ndërprerë këtë marrëveshje në janar.

Kështu, në ditët e para të janarit, Bastoni pritet të fillojë stërvitjen me ekipin e parë, nën urdhrat e Spallettit dhe do të jetë një alternativë e rëndësishme në këtë repart, pasi aktualisht në stol ka mbetur vetëm Ranocchia. Bastoni do të jetë i vetmi afrim në repartin e mbrojtjes, ndërsa në mesin e fushës, gjithçka lidhet me largimet.

Nëse Joao Mario vendos të lërë zikaltrit për ndonjë tjetër skuadër, atëherë do të synohet të afrohet një fantasist me cilësitë që Spalletti preferon. Reparti i sulmit është ai që pritet të mos ndryshojë, pasi krahas Icardit titullar, si alternative të tij mund të shërbejnë Eder dhe Pinamonti, ndërsa krahët janë të dubluar tashmë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...