Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Përdhunoi një shqiptare, 9 vite burg për Robinhon!

Robinho në burg për dhunë seksuale ndaj një vajze shqiptare. Lajmi i bujshëm vjen nga Italia, ku e përditëshmja prestigjioze “Gazzeta Dello Sport” raporton se ish sulmuesi i Milanit, është dënuar me 9 vjet burgim. Sipas saj seksioni i gjykatës së Milanos, i udhëhequr nga Mirolina Panasiti e ka dënuar Robinhon, me 9 vite pas hekurave për dhunë seksuale në grup në dëm të një vajzë shqiptare e cila në kohën që ka ndodhur ngjarja, ka qenë 22 vjeçe. Gjithçka ka ndodhur në një diskotekë të Milanos në 22 janar të vitit 2013. Vepra penale, tejet e rëndë, sipas hetimeve është konsumuar nga Robinho që në atë kohë luante sezonin e tij të tretë nga 4 që qëndroi me fanellën kuqezi te Milani. Sulmuesi ka kryer gjithçka bashkë me 5 persona të tjerë. Futbollisti që tani është 33 vjeç ndodhet në Brazil ku luan me Atletiko Minieron, por pas këtij dënimi në Itali nga gjykata e Milanos karriera e tij rrezikon të mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...