Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Arjan Peço në ‘Zona Gol’: Arbitrimi në Shqipëri, problem që kërkon zgjidhje

Trajneri shqiptar i të rinjve të Baselit, Arjan Peço, ishte i ftuari i “Zona Gol” të gazetarit Alban Xhihani. Në komunikimin e tij me gazetarët e panelit, dha opinioin e tij edhe për problematikat e futbollit shqiptar.

A e ndiqni Serinë A në Zvicër?
Peço: Në Zvicër ndiqet me shumë Bundesliga, por unë i ndjek të gjitha kampionatet, sigurisht edhe atë italian. Goli i Icardit? Këto gjeste duhet të stimulohen, sepse për këto gjëra shkojnë njerëzit në stadium.

A sheh shanse për Napolit këtë vit?
Peço: Ka disa vite që tregon futboll të bukur, është e vetmja skuadër anti-Juventus. Medova se do të ishte më e lehtë këtë vit për Napolin, por pati njëfarë rënieje. Do të jetë shumë e vështirë për t’ia marrë titullin Juventusit.

Kampionatin shqiptar besoj se e ndiqni, ka ndryshuar shumë me vite më parë. Tirana dhe Dinamo në të parën…
Peço: E kam ndjekur Superioren, mendoj se kanë ndryshuar gjeopolitikat, ekipet e e kategorive të ulëta si Kukësi po shpallen kampion. Dinamo në Kategorinë e Parë, po kështu edhe Tirana. Është një ndjenjë e çuditshme. Kam përshtypjen që lidhet me investimet apo me tranzicionin në Shqipëri. Kanë ndryshuar shumë gjëra, futbolli nuk mbahet më nga shteti. S’ka më lojtarë besnikë, por luajnë aty ku janë paratë. Ndryshimi i politikave ka sjellë edhe këto realitet të reja në futbollin shqiptar.

Çfarë komenti keni për arbitrimin në Shqipëri?
Peço: Nuk ekziston moviola në emisionet sportive. Zvicra ka bërë hapa përpara. Ka krijuar një grup gjysmëprofesionist për të shmangur gabimet. Ka një plejadë arbitrash shumë të mirë, një anësor është shqiptar. Bën gjithmonë seminare për të rritur nivelin. Në Shqipëri është kultura e mosbesimit, që pas çdo gabimi është një prapaskenë.

Si veproni me futbollistët e rinj për reagimet ndaj gjyqtarëve?
Peço: Deri në një moshë të caktuar nuk flitet për vendimet e gjyqtarëve. Nëse merret ai rasti i futbollistit të Kamzës reagimi i klubit është shumë i ashpër, merren masa disiplinore ndaj futbollistit për atë qëndrim. Insistimi në komunikimin me arbitrin është i papranueshëm.

Si mund të shpëtohet futbolli nga gabimet e arbitrave?
Peço: Nuk ka kush shkopin magjik. Duhet fokusuar në trajninim e arbitrave, në pjesëmarrjen në kurset për rritjen profesionale, duke sjellë arbitra të huaj në Shqipëri apo duke u dërguar në Europë. Problemi i dizenjatorit është pak kompleks. Nëse vijnë nga Ballkani ua gjejmë anën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...