Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pauza e kampionatit, fërkojnë duart Flamurtari e Kamza

Më në fund pauza, pak ditë për të mbledhur forcat për sprintin final në Superiore që i lë skenën për pak ditë kombëtareve. Ju shërbejnë pak a shumë të gjithëve, edhe pse dikujt më tepër e dikujt më pak në varësi të gjendjes aktuale. Pauza duket se i shërben më shumë se kujtdo Flamurtarit, ka qenë një mars i zi në Vlorë, vetëm dy pikë në 6 ndeshje që kanë çuar në pikiatë skuadrën e Shpëtim Duros, nga e vetme në vend të dytë në të 6-in, duke kompromentuar seriozisht shanset për Europën. Janë ditë për të mbledhur forcat por mbi të gjitha mendjen për fazën vendimtare të sezonit. Mungesa penalizime arbitrale e skualifikime, duhen lënë sa më shpejt pas, me Duron që pas këtyre ditëve do të ketë të gatshëm edhe Muarem e Tounkara dhe një skuadër të pastruar nga kartonat për të luajtur si duhet segmentin final të sezonit.

Një pauzë për të cilën falënderojnë edhe te Kamza, nuk njeh fitoren prej 5 ndeshjesh skuadra e Ramadan Ndreut që i duhet të rigjejë forcën që e konfirmoi si një ndër surprizat e bukura të këtij sezoni. Për Kukësin nuk është se bën keq, Pakult që vjen pas një ecurie pozitive mund ta shfrytëzojë për të implementuar më tepër idetë e tij në skuadërën që shprehet mirë në sulm, por pëson më tepër sa duhet, dhe në këtë aspekt ditët e pauzës mund t’i shërbejnë edhe Shametit apo Allës që vijnë pas dëmtimeve për të gjetur formën optimale. Edhe të Partizani pauza nuk bën dëm, Dalipi deri më tani për sa i përket zgjedhjeve i ka qëndruar besnik stilit Starova, ndonjë ditë më tepër për të transmetuar nga e vetja nuk do ishte keq, ndërkohë që edhe Çani i rikthyer më në fund të goli, mund të fitojë më shumë minuta në këmbët e tij.

Diskutim ndryshe për Laçin, pas 3 fitoreve në 3 ndeshjet e fundit, me 5 fitore në katër takimet e fundit detyra për skuadrën e Mezanit është që të ruajë edhe në rinisjen e kampionatit të njëjtin ritëm, detyrë që shpeshherë nuk rezulton aq e lehtë sa duhet. Obligim pak a shumë i njëjtë edhe për Luftëtarin që edhe pse me ndonjë oshilacion më tepër, falënderon pauzën për të ripasur sërish në formë optimale Shkurtajn e Bregun. Sa për Skënderbeun që e ka bërë praktiksiht kampionatin e tij, pauza mund t’i shërbejë më shumë titullarëve, 11-shes së përhershme që falë bindjes së Dajës për tiu besuar gjithmonë të njëjtëve, kanë disa ditë në dispozicion për të marë frymë. Rivalët e mbijetesës Vllaznia dhe Teuta, edhe këtu janë në ekuilibër, te skuadra shkodrane Gjoka mund të rikuperojë lojtarë të rëndësishëm si Vucaj, te bregdetarët disa ditë më shumë për Begejan për të gjetur ekuilibrat e munguar shpeshehrë mes sulmit e mbrojtjes. Në fund Lushnja, edhe këtu ka goxha lojtarë për tu rikuperuar, por në fund të fundit janë ca ditë pushim, me shpresën që atje në Lushnje të mos mësohen keq dhe t’i nisin që tani pushimet e gjata të verës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...