Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Patrik Schick drejt Romës

Interi kërkon kohë dhe nga ky fakt mund të përfitojë Roma. E ardhmja e Patrik Schick mbetet një rebus dhe pasi nuk realizua kalimi i tij te Juventusi gjasat janë që të dështojë edhe transferimi i talentit cek te Interi, me Romën që mund të jetë destinacioni i ri i sulmuesit për të vazhduar karrierën. Kampionët e Italisë edhe pse kishin arritur marrëveshjen me Sampdorian për 21-vjecarin nga Praga hoqën dorë në momentet e fundit nga blerja e Schick për shkak se lojtari kishte disa probleme me zemrën, por tashmë mjekët kanë dhënë ok-in se ceku nuk ka asgjë serioze dhe Schick është i ka hedhur pas krahëve problemet shëndetësore, shumë klube me emër në Europë janë të interesuara për shërbimet e tij.

Në fakt Interi ishte shumë pranë lojtarit pasi edhe dëshira e Schick është të bashkohet me skuadrën e Spalletit, por në orët e fundit bisedimet mes klubit milanez dhe Sampdorias kanë ngecur. Interi ka probleme me fair-play financiar dhe ka kërkuar ta marrë 21-vjecarin në formë huazimi me të drejtë blerjeje. Përgjigjja e presidentit të klubit dorian Massimo Ferrero ka qenë negative, ashtu si edhe përgjigjja e trajnerit të Interit Luciano Spalletti që në tratativa të përfshihej kartoni i sulmuesit Eder. Nga pamundësia e Interit për të firmosur me Schick kërkon të përfitojë Roma me drejtorin sportiv të verdhekuqëve Monchi që është gati të bindë Sampdorian me një ofertë nga 35 deri në 38 milionë Euro për talentin cek, shifër këtë që skuadra kryeqytetase e kishte në plan për ta shpenzuar për Mahrez, por Leicester-in që nuk pranoi ofertat e Romës tashmë objektivi i parë i verdhekuqëve është pikërisht Schick. Megjithatë topi tashmë kalon te lojtari dhe menaxheri i tij sepse janë ata që do të vendosin edhe pse dëshira e Schick është të transferohet tek Interi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...