Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Pas United dhe Liverpoolit, edhe Chelsea këmbëngul për Hysajn

Cilësitë e Elseid Hysajt te Napoli janë të padiskutueshme. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare mbetet një nga pikat më të forta të skuadrës së Sarrit në fazën mbrojtëse dhe 50 milionë euro, që është edhe klauzola e largimit të tij, mund t’i paguajë pa problem çdo klub i madh europian.

Menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi, sipas mediave italiane, ditët e fundit ka udhëtuar drejt Anglisë, ku ka organizuar disa takime me përfaqësues të Chelsea-t, të cilët po këmbëngulin për kartonin e klientit të tij shqiptar.

Giuffredi u shpjeguar londinezëve se për 24-vjeçarin nga Shkodra janë shumë të interesuar Manchester United, që shpreson të largojë në verë italianin Darmian, dhe Liverpooli.

Sigurisht që bëhet fjalë vetëm për takime mes menaxherësh, pasi për momentin Hysaj është i përqendruar në sprintnin final të sezonit në tentativën për të zbritur nga froni i Serinë A Juventusin. Për presidentin De Laurentiis, Hysaj mbetet një “xhevahir” i paçmueshëm si për objektivat sportivë dhe për ato financiarë. Pas përfundimit të sezonit, duket qartë se do të ketë ankand mes klubeve më në zë në Premier League, por jo vetëm, për shërbimet e mbrojtësit anësor shqiptar.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...