Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pas ngjitjes në Serinë A, Parma shpalos objektivin dhe konfirmon trajnerin

Parma arriti të rikthehet në Serinë A pas 3 sezonesh mungesë, gjatë të cilave iu desh të ngjitet nga Seria D, ku shkoi për shkak të falimentit, në ligën e më të mirëve.

Drejtori Sportiv i skuadrës verdheblu konfirmoi trajnerin D’Averssa edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa foli edhe për synimet e skuadrës, që fillimisht do të kërkojë të mbetet në Serinë A.

“Roberto D’Averssa do të mbetet trajneri ynë edhe në Serinë A, pasi besojmë plotësisht te puna dhe aftësitë e tij. Do të kërkojmë të afrojmë ndonjë lojtar me eksperiencë, për pa e tepruar me shpenzimet. Synimi ynë është që të garantojmë sa më shpejt qëndrimin në Serinë A dhe vetëm nga vera e 2019-ës do të mendojmë për t’u ngjitur në gjysmën e parë të tabelës”, deklaroi Faggiano.

Drejtori Sportiv i emilianëve pranoi se tifozëria e Parmës ka pritshmëri të tjera, por theksoi se vendimet duhen marrë me mendje dhe jo me zemër, pasi rrezikohet i njëjti kolaps financiar, nëse bëhen hapa të gabuar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...