Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Pas Napolit, Higuain bëhet gati për derbin e Italisë

Gonzalo Higuain duket se po rikthehet gradualisht në formën e tij më të mirë dhe këtë e shfaqi edhe në sfidën e javës së kaluar ndaj Napolit. Në “San Paolo”, sulmuesi argjentinas shënoi golin e vetëm të takimit dhe tregoi një nivel mjaft të kënaqshëm loje, duke qenë një kërcënim konstant për ekipin e Sarrit.

Higuain bën thirrje që të mos ulet ritmi, pasi të shtunën në mbrëmje vjen derbi i Italisë, përballë një Interi që kryeson renditjen e Serisë A dhe po kalon një moment të shkëlqyer.

“Të shtunën presim Interin, por do të jetë e vështirë, pasi zikaltrit janë vërtetë në një formë mjaft të mirë. Edhe ne jemi përmirësuar ndjeshëm dhe këtë e treguam duke mos pësuar gol ndaj Napolit, gjë që pak skuadra e arrijnë. Gjithsesi, duam 3 pikët edhe në këtë sfidë, për të tentuar kreun e renditjes”, tha Higuain.

Vetëm disa orë pas përfundimit të sfidës me Interin, vjen shorti i Championsit, të hënën në mesditë, në Nion të Zvicrës. Duket se argjentinasi i Juventusit nuk ka preference, teksa garanton se skuadra do të përfaqësohet denjësisht në këtë kompeticion.

“Nuk ka rëndësi me kë do të ndeshemi, pasi herët a vonë do të përballemi me të gjitha. Ne jemi të bindur në forcat tona dhe me besim se do t’ia dalim të përfaqësohemi denjësisht në këtë kompeticion”, u shpreh Gonzalo Higuain.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...