Formula 1

Pas Ferrarit edhe Mercedes është kundër ndryshimeve

Në botën e garave të shpejtësisë është kthyer në çështje dite konflikti mes skuadrës së Ferrarit dhe kompanisë amerikane Liberty që i ka ato në pronësi, për shkak të regullave të reja që drejtuesit kërkojnë të implëmentojnë në F1.         Pas deklaratës më të fundit të presidentit Sergio Marchione që mbarte edhe nota kërcënimi kur deklaronte se nëse nuk do të jëtë i kanaqur, skuadra e Ferrarit jo vetëm që do të largohet nga to por është e aftë të krijojë një kampionat alternativë ku të përfshijë edhe shumë skuadra të tjera vjen edhe reagimi i një tjetër drejtuesi. Këtë herë bëhet fjalë për shefin e Mercedesit, austriakuin Totro Wolff i cili ndan të njëjtin mendim me kolegun italian.

Ne jemi shumë besnik ndaj Formula 1 por vetëm me kushte të caktuara. Nuk mund të bëhemi palë e të pranojmë kompromise që na cënojnë. Nëse rregullat e reja do të jenë ato të duhurat ne do të qëndrojmë, por nëse do të ketë diçka që nuk shkon atëherë nuk do të rimë në heshtje, përkundrazi. Ferrari dhe F1 janë në simbiozë por unë them që më mirë të mos e provokojmë Marchionnen sepse gjithçka mund të ndodhë sikundër edhe me ne.”

Numri 1 i shigjetave të argjendta gjithashtu është kundër ndryshimeve teknike të parashikuara për vitin 2021 që projektojnë makina të standartizuara e që automatikisht ulin konkurencën. Një prespektivë që Wolff nuk e pranon.

To Top