Rusi 2018

Pas Eriksson, edhe Klinsmann kandidat për stolin e Australisë

Danimarka, Franca dhe Peruja, janë këto kundershtaret e Australisë në fazën e grupeve për Botërorin “Rusi 2018”, teksa Federata e Futbollit është ende në kërkim të trajnerit, që do të ulet në stol për të drejtuar ekipin përgjatë gjithë eventit ose dhe më shumë. Mes emrave kandidatë, pas atij të Sven-Goran Eriksson, së fundmi është shfaqur edhe ai i Jurgen Klinsmann. Ish-trajneri i Gjermanisë dhe SH.B.A, është i lirë që prej Nëntorit të vitit 2016. Në një prononcim të pak ditëve më parë, Klinsmann u shpreh i gatshëm për ta marrë përsipër këtë detyrë, duke kujtuar se kishte eksperiencën e nevoshme në kompeticionet e mëdha.

To Top