Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani zyrtarizon talentin Esat Mala

Esat Mala është zyrtarisht lojtar i Partizanit. Talenti nga Mushtishti, komunë e Prizrenit, u prezantua si përforcimi më i fundit i skuadrës së kuqe. Mesfushori 19-vjeçar kaloi me sukses analizat mjekësore dhe menjëherë firmosi kontratën që e mban të lidhur me klubin kryeqytetas për dy vjet e gjysmë.

Mala është edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës dhe vlerësohet si një lojtar me potencial të madh për të ardhmen. Sipas klubit të Partizanit, mesfushori do ti bashkohet ekipit në muajin Janar, kur të nisin stërvitjet për pjesën e mbetur të sezonit. Edhe pse merkato e Janarit ende nuk është hapur zyrtarisht, Esat Mala bëhet blerja e dytë e të kuqtë, pas mesfushorit Bruno Telushi, të afruar në mesin e muajit nga kroatët e Slaven Belupos.

Pavarësisht se në dukje janë të ndryshme si specifika, afrimet e Malës dhe Telushit janë pjesë e strategjisë së klubit. Kjo u konfirmua nga Drejtori i Përgjithshëm i klubit, Olsi Rama për Supersport, që pak ditë më parë tha se merkato do të shërbejë për të përforcuar grupin aktual dhe të ndihmojnë Partizanin në garën për objektivat sezonale, por edhe për të afruar talente me të ardhme, që pasi të promovohen mund të shiten në ligat europiane, duke forcuar në këtë mënyrë financat e ekipit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...