Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani nis të funksionojë, në janar pritet shpërthimi

Një fitore në sekondën e fundit, një përmbysje karakteri. Pikërisht ajo që i duhet Partizanit në këto momente. Një nga ato fitore ndoshta pa shkëlqim por që vlejnë jashtëzakonisht për klasifikimin dhe moralin, një fitore e diktuar më shumë nga dëshira dhe vullneti. Padyshim që ishte një fitore e merituar për Partizanin, por pa atë goditje në finale të Bathës do të kishte përfunduar në barazim, dhe askush nuk mund të thoshte se Teuta kishte vjedhur diçka. Partizani besoi deri në fund dhe u shpërblye me një fitore që shërben dhe si fotografia e daljes së krizës së kuqe, një fitore sakrifice. Partizani nuk është se shkëlqeu, ushtroi presion ndaj kundërshtarit duke patur në krahun e tij iniciativën, por pa shumë ide të qarta dhe nevoja për përforcime në skuadrën e Starovës është evidente, jo rastësisht golat vijnë nga Trashi, kryegolashënues madje i 15 herë kampionëve, dhe Batha, me sulmin që mbetet jo pak problematik. Më shumë se sa një fitore kualiteti, ajo ndaj Teutës ishte një fitore e sakrificës, me Trashin që u vu në dyshim nëse do të mund t’ia dilte të luante që në minutat e para kur u pa duke çaluar, por më pas u kthye në fushë për të bërë një nga ndeshjet më të mira, jo vetëm për golin por edhe për dominimin e gjithë krahut të majtë, një fitore si ajo e Kalarit që është futur në fushë edhe pse me gjendje gripale e menjëherë pas ndeshjes i është dashur të shkojë në spital ndërkohë që dhe të tjerë lojtarë kanë sakrifirkuar edhe pse me gjendje gripale, një fitore që vjen nga këmbët e Idi Bathës, kapitenit që gjendet aty ku duhet në sekondat e fundit me moton sido që të shkojë, Partizanët nuk dorëzohen. Partizani tani mund të kënaqet me këtë, forcën e grupit dhe rregullimet e Starovës që kanë sjellë rezultat pavarësisht se të afruarit e verës janë larguar duke rikthyer buzëqeshjen ne kampin e kuq, për të parë një Partizan më bindës dhe të bukur, duhet pritur janari.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...