Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Partizani i Beogradit u frikësohet shqiptarëve, rojë shtesë dhe ushqim me vete

epa04969042 Albanian fans pass through a security check by Albanian special police force as they enter the Elbasan Arena prior to the UEFA EURO 2016 qualifying soccer match between Albania and Serbia in Elbasan, Albania, 08 October 2015. Local officials said that the match in Elbasan is being treated as a top-risk event, although no Serbian fans will attend. Around 2,300 police forces are in the stadium to protect the Serbian team, according to local press reports. EPA/GEORGI LICOVSKI

Mediat serbe zbulojnë se Partizani i Beogradit do të vijë në Shqipëri me 4 roje shtesë nga Beogradi, pasi serbët nuk ndihen 100% të sigurtë me forcat e shumta speciale shqiptare që do t’i presin në aeroport. Por jo vetëm kaq sepse edhe ushqimi dhe uji do të transportohen nga Beogradi drejt Shqipërisë. Serbët do të marrin me vete edhe kuzhinier pasi ndiejnë frikën e ndonjë helmimi të mundshëm. Sfida e kësaj të enjteje në Elbasan Arena mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit ka kaluar kufijtë sportivë për shkak të situatës politike që ekziston mes dy vendeve. Mediat serbe më shumë sesa rezultatit që do të prodhojë fusha e lojës po i bëjnë jehonë  çështjes së sigurisë së delegacionit serb. Për të ç’tensionuar disi situatën ka menduar një  nga drejtuesit e Partizanit Millos Vazur i cili për mediat serbe ka deklaruar: “Ne jemi në kontakt me njerëzit në Tiranë, që e kanë ngritur nivelin e sigurisë për ne. Presim eskortë speciale policie gjatë të gjithë kohës dhe besojmë tek aftësitë e policisë shqiptare. Kemi gjithashtu personel sigurie tonin për të gjithë delegacionin. Do të akomodohemi në të njëjtin hotel ku ishte edhe kombëtarja serbe. Çdo stërvitje do të zhvillohet në Tiranë. Kemi parë çdo lloj provokimi, por nëse kjo ndodh në Shqipëri, do të përgjigjemi në fushë. Jemi të interesuar për sport dhe jo politikë”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...