Futboll

Partizani i Beogradit fiton me 2 penallti, gati për Skënderbeun

Partizani i Beogradit u rikthye te fitorja në kampionat duke i dhënë sinjal Skënderbeut se në Elbasan Areana do luajë për të marrë maksimumin ndaj korçarëve të Enjten e ardhshme. Dy penallti nga një për secilën pjesë të realizuara nga Soumah dhe Tosic i mjaftuan skuadrës kryeqytetase për të marrë 3 pikët në transfertën ndaj Radnik dhe për ta ngushtuar sërish në -4 disavantazhin ndaj Crvena Zvezdës që kryeson kampionatin serb pas 12 javëve të para. Në këtë sfidë trajneri i Partizanit, Miroslav Dukic la pushim shumë pak lojtarë titullarë, duke luajtur me formacionin më të mirë.

 

To Top