Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani, barazimi me Skënderbeun vlen për…moral

Një barazim që nuk ndryshon pothuajse asgjë në kampin e Partizanit. Asnjë gol i shënuar dhe për më tepër një skuadër që nuk po tregon pak ndryshim, pavarësisht rikthimit të Sulejman Starovës në stolin e kuq. Blerjet e verës dhe ecuria jo shumë pozitive deri në këtë pikë të sezonit sigurisht që kanë ndikuar në paraqitjen e treguar nga kjo skuadër në sfidën kur kishte mundësinë të hidhte hapin e madh për t’u shkëutur përfundimisht nga era “Iuliano”, por tabloja është e njëjtë. Partizani krijoi volum loje, madje edhe raste, por skuadra vazhdon të vuajë mungesën e njeriut gol. Largimi i Ekubanit ndihet shumë në kampin e kuq, sepse talenti i Bardhit, por edhe eksperienca e Prognit, shpeshherë nuk mjaftojnë në sfida të tilla, në të cilat vendoset edhe një pjesë e madhe e sezonit, ndërsa reparti i mesfushës nuk arrin të ketë shumë fantazi, por edhe të shtyjë sulmin drejt portës kundërshtare. Tre javë janë të pamjaftueshme për çdo trajner dhe rruga mbetet ende e gjatë për të kuqtë, që këtë sezon duhet të zgjidhin shumë probleme, me një vesh e një sy nga merkatoja e dimrit, që mund të sjellë emra të cilët mund të shkundin ambientin nga gjumi letargjik. Viti 2018 pa dyshim që do të ndryshojë shumë mekanizma në grupin e skuadrës kryeqytetase, që këtë barazim e konsideron si një humbje, por në kampin e kuq mund të shkëpusin disa aspekte pozitive të treguara në këtë 90-minutësh, pasi mbrojtja u tregua hermetike.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...