Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani, 500 mijë lekë gjobë për nisjen me vonesë të takimit me Teutën

500 mijë lekë të reja gjobë. Kaq i ka kushtuar Partizanit shtyrja për rreth 15 minuta e takimit të “Selman Stërmasit” me Teutën, për shkak të vendimin të Policisë për të mos lejuar futjen në stadium të tifozëve pa kartë identiteti. Ishin vetë pjesëtarët e klubit të kuq që nuk pranuan të niste loja pa u akomoduar të gjithë tifozët, çka për Komisionin e Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit konsiderohet mospërmbushje e detyrimeve për organizimin e ndeshjes.

Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur mjete brenda rrethimit të fushës, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lekë.

Zyrtari i Flamurtarit, Jeton Beqiri, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 20 dhe 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

Ndërsa lojtari i Teutës, Anel Dedic, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/b) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Flamurtarit, Jeton Beqiri, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 20 dhe 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...