Kategoria Superiore

Partizan me halle, lëvizjet konfirmojnë dorëzimin nga pretendimet

Prej disa sezonesh Partizani nuk po gjen qetësi dhe duket se titulli i munguar po transmeton nervozizëm në ambientin e kuq. Kryeqytetasit nuk po gjejnë rrugën e duhur jo vetëm në rezultate, por edhe në konfigurimin e skuadrës, madje në këtë të fundit po imitojnë në mënyrë perfekte Flamurtarin e edicioneve të shkuara.

Të kuqtë pësojnë ndryshime rrënjësore në çdo sesion merkatoje, me lojtarë të shumtë që largohen për t’u zëvendësuar me të njëjtin numër. Edicioni nisi me bindjen se projekti italian do të sillte jo vetëm titullin në kryeqytet, por edhe ndërtimin e një strukture model në klub, por për momentin asnjëra prej tyre nuk është realizuar, madje skuadra ka pësuar regres në këtë aspekt.

Në fundin e sezonit 2014-15 Partizani kishte një bosht të mirë futbollistësh, të cilët me një ose dy afrime cilësore mund të rikthenin titullin. Por ndryshimet e shpeshta në stol sollën dhe lëvizje të shumta në skuadër, me emra që u larguan përpara se të afroheshin, pa mundur të linin gjurmë. Pa u mbyllur mirë 2017-a nga Partizani u larguan në heshtje afrimet e bujshme të verës, duke filluar me italianin La Camera, për të vijuar me Herrerën, Shahinas, dhe më pas Warley e Xhixhiua.

Së fundmi fshesa ka prekur edhe senatorët si Malota, Krasniqi e Vila, të cilët nuk kanë udhëtuar me ekipin drejt Antalias. Merkato e dimrit është një dritare për të përmirësuar grupin dhe jo për ndryshime rrënjësore, teksa në këtë moment tek Partizani po pranojnë në heshtje dështimin e zgjedhjeve të verës. Ata që vuajnë janë tifozët, të cilët duhet të presin edhe një sezon për të synuar rikthimin e trofeut në kryeqytet.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.