Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

Parma fiton dhe “prenoton” rikthimin në Serie A, shënon Ndoj

3 vite pas falimentit dhe zbritjes në Serinë D, Parma është shumë pranë rikthimit në elitën e futbollit italian. Skuadra emiliane mposhti 2-0 Ternanën në stadiumin Enio Tardini, sfidë e vlefshme për javën e 39-të Serisë B dhe duke rimarrë vendin e dytë, tashmë me një pikë më shumë se Frosinone që nga ana tjetër triumfoi 2-1 me përmbysje vetëm në fund ndaj Brescias, por Parma ka edhe 2 pikë më shumë se Palermo që shikohej si favorite për vendin e 2-të. Ndaj Ternanës së vendit të parafundit për skuadrën e Roberto D’aversas vendosën golat e Ceravolos dhe Di Gaudios në pjesën e parë. Arriti të gjente golin e parë për këtë sezon mesfushori i kombëtares Shpresa Emanuele Ndoj, por finalizimi i futbollistit shqiptar që i dha avantazhin provizor 1-0 nuk i mjaftoi Brescias që u mposht me shifrat 1-2 nga Frosinone. Në sfidat e tjera Empoli me Frederik Veselin në fushë barazoi 0-0 ndaj Carpit, por ky rezultat pak rëndësi kishte për skuadrën toskane që ka siguruar matematikisht jo vetëm rikthimin në Serinë A por edhe vendin e parë në këtë edicion të Serie B. U aktivizua në minutën e 64-ët Naser Aliji në barazimin 1-1 të Entellës ndaj Ascolit ndërsa ngrohu stolin edhe në këtë sfidë Azdren Llullaku. Titullar ndërkohë Armando Vajushi në humbjen 0-2 që pësoi Avellino në shtëpi përballë Citadellas.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...