Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Paqe në San Siro, Interi e Roma ‘harrojnë’ të fitojnë

Interi dhe Roma ndanë nga një pikë në krye-ndeshjen e javës së 21-të në Serinë A, teksa regjistruan një barazim 1-1. Si zikaltrit, ashtu edhe verdhekuqtë kanë më tepër se 1 muaj që nuk fitojnë, por për të gjetur 3-pikëshin, duket të presin të paktën edhe 1 javë.

Në ‘San Siro’ zikaltrit krijuan disa mundësi të mira shënimi në pjesën e parë, por Roma gjeti avantazhin me anë të El Sharawit. Sulmuesi italian përfitoi nga një gafë e Santon dhe i vetëm me Handanoviç nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetë.

45-minutëshi i dytë flet tërësisht për zikaltrit, që krijojnë disa mundësi të mira shënimi, por fati dhe portieri Alison, i mohojnë 4-5 herë golin e barazimit.

Në minutën e 86’, uruguaiani Vecino merr një krosim në zone nga Brozoviç dhe mposht portierin e Romës, duke barazuar rezultatin. Minutat në vijim nuk sjellin asnjë zhvillim interesant, duke bërë që sfida të mbyllet pa fitues.

Barazimi mes Interit dhe Romës ka kënaqur më shumë Lazion, që këtë javë ka marrë vendin e 3-të të renditjes, ndonëse me pikë të barabarta me Interin. Vlen të përmendet se 2 skuadrat e kryeqytetit kanë nga një ndeshje për të rikuperuar, të cilën do ta luajnë në mesjavë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...