Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Paqe mes Ferrarit dhe Liberty Media, Marchionne: Do vazhdojmë të garojmë

Më në fund sigurohet paqja në Formula 1 ndërmjet Ferrari-t dhe Liberty Media-s. Dy palët zbusin tonet dhe është pikërisht drejtuesi më i lartë i skuadrës legjendare italiane Sergio Marchionne që qetëson gjithë tifozët duke deklaruar se ekipi nga Maranello do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij sporti. Numri 1 i Ferrarit shpjegoi se janë bërë hapa përpara në bisedimet me Liberty Media-n, Kompaninë që kontrollon Formulën 1 duke premtuar njëkohësisht se “makinat e kuqe” do të vazhdojnë të jenë pjesë e këtij kompeticioni. Marchionne tha se Ferrari i ka në gjak garat dhe 65-vjecari shtoi se skuadra italiane do të vazhdojë të tregojë se cfarë është në gjendje të bëjë. Numri 1 i Ferrarit rrëfeu se ka mjaftueshëm elementë për të diskutuar, por në një përfundim me shumë gjasa do të arrihet brenda fundit të këtij viti.

Sergio Marchionne la të kuptohet se pala tjetër ka ndryshuar qëndrim duke lëshuar disi terren dhe në fakt treguesi më i qartë është në fjalët e tij që një ndër rregullat bazë për të ardhmen do të mbetet sërish zhvillimi i motorit, në një kohë kur drejtuesit e Liberty Media-s prej muajsh kishin bërë të qartë qëllimin e tyre për të ekuilibruar forcat në këtë aktivitet, me qëllim rritjen e konkurrencë, të ngjashëm pak a shumë me modelin e garave që zhvillohen në Shtetet e Bashkuara. Në fund Marchionne bëri edhe një bilanc të parë të garave të fillimit të sezonit, duke deklaruar se makinat Ferrari të vitit 2018 duken në kushte fenomenale, madje administratori i deleguar i skuadrës italiane shtoi se makina aktuale është më e mira që nga momenti i afrimit të tij te Ferrari. Sergio Marchionne deklaroi se skuadra ka qenë e pafat dhe meritonte akoma më shumë në tabelën e klasifikimit, si për pilotë ashtu edhe për konstruktorë, sidoqoftë 65-vjeçari abrucez vlerësoi ndjeshëm impenjimin e dy pilotëve dhe theksoi se stafi teknik po punon me të gjitha forcat për ta zhvilluar akoma më tepër makinën, pasi gjëja më e rëndësishme natyrisht është për të rikthyer sa më shpejt këtë skuadër te titulli.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...