Kombetare

Panucci: Peng pika e humbur me Italinë, do të jemi më të fortë

Trajneri i Kombëtares Shqiptare Christian Panuci, mbërriti mbrëmjen e së enjtes në Tiranë për të qenë i pranishëm në ceremonitë që do të organizojë FSHF ne rastin e festive të fundvidit. Në një intervistë për Top-Channel, trajneri italian i bëri një përmbledhje të shkurtër punë së tij të deritanishme me kuqezinjtë.

“Mund të them që një nga pengjet e vitit që sapo u mbyll është një pikë që duhet të merrnim me Italinë dhe të them të vërtetën na mungon ajo në llogarinë përfundimtare. Për pjesën tjetër, dua të vazhdoj të theksoj që kemi bërë gjithmonë ndeshje shumë të mira. Më ka mbetur mendja tek ndeshja me Italinë, por nuk na mbetet gjë tjetër tani, duhet të shohim përpara në të ardhmen. Viti i ri që po vjen do të fillojë menjëherë me përgatitjet për skuadrën. Nga muaji janar do t’u rikthehem udhëtimeve për të gjetur futbollistë të rinj që t’i kthehemi punës seriozisht”.

Panucci premtoi se do të ndërtojë një skuadër më të fortë, për të synuar finalet e Europianit të Viit 2020.

“Në këto 6 muaj që kam punuar me Shqipërinë kam arritur të ambientohem shumë mirë. Jam i bindur që do të kemi mundësi të bëjmë një skuadër shumë të mirë dhe në këtë mënyrë do të provojmë të shkojmë në finalet e Europianit e ardhshëm. Këto janë 6 muajt e parë që unë kam qenë këtu dhe mund të them që janë shumë të kënaqshëm sepse ndihem shumë mirë në detyrën e re në krye të kombëtares shqiptare. Dua të mbyll këtë vit me një urim për të gjithë tifozët shqiptarë. Gëzuar festat e fundvitit dhe u premtoj që do të punoj akoma më shumë në vitin e ardhshëm 2018, që të kemi mundësinë t’u dhurojmë emocione të mira me rezultatet tona.”

To Top