Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Panucci dhe dilemat e formacionit

Liechtensteini do të jetë prova e parë e Christian Panuccit si trajner, që padyshim ka filluar të krijojë një ide mbi atë që mund të jetë formacioni i tij në këtë debutim. Sigurisht që trajneri do të provojë të sjellë një frymë të re në skuadër dhe Liechtensteini mund të jetë rasti i duhur për ta bërë dicka të tillë pse jo duke provuar si titullar dhe emra të rinj, që deri në këto momente e kishin patur pak mundësinë për të qenë që nga minuta e parë në fushë. Në seancat e para stërvitore nga rreshtimet e tij Sport Neës ka mundur të zbulojë mënyrën sesi trajneri po mendoj të luajë në ndeshjen e 2 shtatorit, ku skema e përzgjedhur dhe për shkak të emrit të kundërshtarit është sulmuese me rreshtimin 4-3-3. Sigurisht që disa emra titullarësh, Panucci i ka të qartë duke nisur nga porta ku do të rikthehet titullar Berisha, ndërsa Mavraj në qendër e Hysaj në të djathtë janë të padiskutueshëm. Dilema mbetet aktivizimi i Agollit nga minuta e parë apo Memollën, për të provuar dhe cilësitë e këtij të fundit, ose prania përkrah Mavrajt në mbrojtje e Ajetit apo Djimshitit, me të parin që ishte ndër më të mirët në ndeshjen e fundit për Crotonen. Në mesfushë, Basha dhe Lila duket të palëvizshëm, ndërsa Kukeli dhe Memushaj janë në balotazh me njëri-tjetrin, ku prania e futbollistit të Sionit do të bënte që skuadra të ishte paksa më e tërhequr ndërsa me Memushajn do të kishte më tepër fantazi. Në sulm, në krahun e majtë Hyka dhe Grezda janë mëdyshjet e panucit për krahun e majtë, ndërsa Roshi dhe Ahmedi në krahun e djathtë, ndërkohë që nuk është përcaktuar ende se kush do të luaj në qendër të sulmit me Latifin e Llullakun që janë në garë për një vend, ku futbollisti i Akademisë Pushkash duket paksa më i favorizuar, gjithmonë duke marrë në konsideratë dhe faktin që Sadiku për momentin është i mbërthyer nga gjendja gripale, sepse riaftësimi i tij mund të ndryshojë dhe idetë e Panuccit.  Në bazë të emrave që trajneri do të hedhë në fushë këtë të shtunë do të përcaktohet më pas dhe dëshira e tij për të provuar emra të rinj në sfidën me Lichtensteinin apo për t’i besuar dhe atyre që kanë më shumë përvojë në kombëtare, dhe pse emri i kundërshtarit, pa e nënvlerësuar mund të lejojë më tepër eksperimente se zakonisht.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...