Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Pacult: Tirana është për Superiore, kualifikimi mision i vështirë

Barazimi 1-1 në një ndeshje ku kundërshtari luajti për 60 minuta me një lojtar më pak nuk është rezultati që do të dëshironte Kukësi nga sfida e Selman Stërmasit ndaj Tiranës, megjithatë trajneri austriak Peter Pacult shprehet me bindje se skuadra e tij nuk e nënvlerësoi aspak Tiranën ndërsa shtoi se bardheblutë nuk meritojnë të jenë pjesë e Kategorisë së Parë.

“ E kemi vlerësuar shumë skuadrën e Tiranës madje ndoqëm nga afër edhe ndeshjen e fundit të tyre. Tirana është një skuadër që luan shumë bukur futboll dhe luan në mënyrë të organizuar. Kishim probleme në fillimin e ndeshjes pasi nuk e nisëm sfidën ashtu sic e kishim planifikuar. Tirana vitin e kaluar Kupën e Shqipërisë dhe Tiranën nuk e shoh si një skuadër të Kategorisë së Parë pasi mendoj që i ka cilësitë për të qenë në Superiore”.

Edhe pse rezultati 1-1 favorizon Kukësin, Pacult e di që skuadra e tij duhet të derdhi shumë djersë që të avancojë në gjysmëfinalet e Kupës.

“ Kemi shumë kohë deri në ndeshjen e kthimit ndaj Tiranës. Për të kaluar Tiranën do të kemi shumë punë dhe na pret një ndeshje shumë e vështirë në Kukës”.

Por a do të donte Pacult të kishte ndonjë futbollist të Tiranës te Kukësi?

“ Unë jam trajner i Kukësit dhe nuk do të ishte etike të thoja emrin e një lojtarit të Tiranës që do doja ta kisha në skuadër. Unë jam i kënaqur me grupin e futbollistëve që kam në dispozicion”.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...