Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pacult: Respekt për Vllazninë, nuk komentoj zgjedhjet e Panuccit

Humbja ndaj Luftëtarit peshon jo pak në radhët e Kukësit, duke pasur parasysh faktin se gara për Europën po bëhet e ashpër, ndërsa ndalesa e radhës për verilindorët do të jetë Vllaznia. Në lidhje me këtë takim, numri një i stolit të Kukësit, Peter Pacult, në konferëncën për shtyp u shpreh se nuk do të jetë një sfidë e thjeshtë, teksa shtoi se ekipi do të japë më të mirën për të siguruar 3 pikët.

“Kam informacion për Vllazninë dhe duket që në merkato ka marrë lojtarë cilësorë, ndaj dhe në ndeshjet e fundit ka treguar një formë të mirë. E di që është ndeshje e vështirë, por do të bëjmë maksimumin. Vllaznia ka mbrojtje të mirë dhe luan shumë me kundërsulme. Mendoj se nuk duhet të kemi frikë nga kundërshtari. Duhet të kemi vetëm respekt për të”, tha Pacult.

Më tej austriaku foli edhe për gjendjen e ekipit. Shqetësim për 58-vjeçarin është numri i lartë i lojtarëve që kanë nga 3 kartonë të verdhë.

“Në fakt, jemi të shqetësuar, pasi kemi 3 lojtarë me nga 3 kartonë të verdhë. Nuk më pëlqen fakti që herën e kaluar kemi marrë dy kartonë vetëm për protesta. Në ndeshjen ndaj Vllaznisë duhet të jemi agresivë, duhet të luftojmë fort për të fituar, por duhet të mundohemi të evitojmë ndërhyrjet që mund të na ndëshkojnë. Do të ketë disa ndryshime në formacion, në krahasim me ndeshjen përballë Luftëtarit. Si trajner, vëzhgoj dhe kur shoh që diçka nuk shkon, bëj ndryshime. Duhet të mendojmë për sulmin edhe pse nuk kemi shumë alternative”, deklaroi trajneri i verilindorëve.

Gjithashtu Pacult foli edhe për mos-grumbullimin e sulmuesit Sindrit Guri në radhët e Kombëtares, për miqësoren ndaj Norvegjisë. Për austriakun kjo është zgjedhje që i takon teknikut Panucci, por sipas tij Guri është një lojtar cilësor dhe shpreson që në të ardhmen, nëse ruan të njëjtën formë ai të bëhet pjesë e kombëtares.

“Sa i përket zgjedhjes së trajnerit Panucci, nuk më takon shumë të flas, pasi ai është trajner i Kombëtares, por Guri po tregon në ndeshjet e fundit se është sulmuesi më i rrezikshëm. Shpresoj ta mbajë këtë formë dhe të shohim në të ardhmen, nëse mund të jetë pjesë e ekipit kombëtar. Mendoj që ka ecuri dhe shpresoj ta mbajë ritmin. Në stërvitje shoh që ka përqendrim maksimal”, u shpreh Peter Pacult.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...