Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pacult: Ndaj Partizanit e vështirë, por kërkojmë fitoren

Pas suksesit me Tiranën në Kupë, që solli edhe kualifikimin në gjysmëfinale, te Kukësi kërkojnë ti japin vazhdimësi serisë së fitoreve edhe në kampionat. Duke nisur nga përballja e kësaj të hëne me Partizanin. Objektivi është të mos humbet terren nga vendi i dytë dhe të nxirret nga gara një prej rivalëve direkt për Europën. Megjithatë, Peter Pacult i ka të qarta vështirësitë e sfidës.

Me fitoren në Kupë është kthyer vetëbesimi dhe përqendrimi për ndeshjen e radhës është i madh. Shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të arrijmë fitoren. Partizani është një ekip shumë i mirë dhe do të jetë e vështirë që t’i mundim, por besoj se do të bëjmë maksimumin që të marrim tre pikët.
Nuk jam një trajner që shikon shumë larg. Objektivi është që skuadra të marrë pikë nga ndeshja në ndeshje. Nëse kjo do të realizohet, mendoj që kemi kualitetin të arrijmë aty ku dëshirojmë.

Me Partizanin që nuk do të ketë në dispozicion disa prej lojtarëve më të rëndësishëm, nga Batha te Trashi, për të vazhduar me Telushin e Prognin, trajneri i Kukësit paralajmëron lojtarët e tij dhe kërkon angazhim maksimal.

Çdo skuadër ka lojtarët e saj, gabimi i parë do të ishte nënvlerësimi i Partizanit. Kjo nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë, pasi e kemi të qartë se për çfarë ekipi bëhet fjalë dhe mendoj që rivalët kanë mjaftueshëm lojtarë. I kam kërkuar lojtarëve të mi që të mos e mendojnë se kjo i favorizon. Secilit lojtar që i jepet mundësia për të luajtur jep ndoshta edhe më tepër, për ti treguar trajnerit që e meriton formacionin. Gjithmonë dëshiroj që të përballem me ekipin më të mirë të kundërshtarëve. Ashtu ndeshja përgatitet në mënyrë tjetër, ndërsa me mungesa ekziston edhe elementi i befasisë.

Me paqartësitë që ka ngritur në këtë edicion rihapja e hetimeve për Skënderbeun nga UEFA, gara për vendin e dytë mund të marrë më tepër vlera, sepse ai mund të vlejë biletën në Champions. Megjithatë, Pacult i shmanget spekulimeve dhe nuk preferon të flasë për situatën e rivalëve.

Të them të drejtën nuk është se më intereson shumë kjo çështje. Nuk e kemi ne në dorë atë që mund të ndodhë. Mua më intereson që të merrem me ekipin tim, që të fitojmë sa më tepër ndeshje, situatat e tjera nuk na takojnë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...