Boks

Pacquiao ftesë për McGregor: Shihemi në 2018-ën për një ndeshje të vërtetë!

Manny Pacquiao sfidon Conor McGregor. 38-vjeçari filipinas (në dhjetor mbush 39) ka postuar në Twitter një foto të “yllit” britanik të UFC, shoqëruar me mesazhin. “Ruaj formën miku im për një ndeshje të vërtetë boksi në 2018-ën”. Pacquiao, i cili është tërhequr nga boksi pasi u zgjodh senator në Filipine, u rikthye në korrik në ring, teksa u mposht me pikë nga Jeff Horn, duke humbur titullin në WBO. McGregor, nga ana tjetër, nuk po ndeshet që pas humbjes në Las Vegas ndaj Floyd Mayweather, që shënon debutimin e tij në boks. Është thjesht një shaka e filipinasit apo një sfidë e hapur për kampionin e UFC?

Happy Thanksgiving! Stay fit my friend. #realboxingmatch #2018 @thenotoriousmma

A post shared by Manny Pacquiao (@mannypacquiao) on

To Top