Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Osmani: Ndaj Milanit meritonim barazimin

Qatip Osmani: Mendoj se ndeshja duhet tembaronte në barazim. Morëm një gol për gabimin tonë, por unë jam i kënaqur me lojën dhe tani duhet të përqendrohemi në kampionat. Shfrytëzoj rastin t’i uroj Skënderbeut kualifikimin. Shorti na rezervoi kundërshtarin më të fortë të mundshëm, por fakti që luajtëm kundër Milanin ishte eksperiencë e bukur për ne.

Shkëndija prej dy vitësh i ka shkuar afër kalimit në fazën e grupeve. Tani do të orientohemi në kampionat, por na duhen disa perforcime. Mendoj se është viti i duhur për të fituar edhe kampionatin.

Buba Hasani: Gjithmonë është e vështirë të luash kundër Milanit. Nuk ndikuan emocionet si në Milano. Dhamë më të mirë dhe shpresojmë që në të ardhmen të jemi në fazën e grupeve të europa Leagues. Nuk patëm fat me shortin, disa lojtarë nuk kanë shumë ekspeirencë emocionet bënë të veten. Në këtë ndeshje të dytë treguam vlerat tona. Duhet të jemi krenarë për atë që kemi bërë. Duhet të fokusohemi për të arritur objektivat tona.

Cuculi: Mbas një jave zhgënjyese në Milano treguam një fytyrë tjetër. Milani është shtatë herë kampion i Europës. Besoj se nuk i zhgënjyem tifozët dhe pritshmëritë e tyre. Kam parim në jetë që kurrë nuk humb, fitoj ose mësoj. E quaj një mësim të mirë për  të ardhmen. Shpresoj që të fitojmë kështu edhe në kampionat. Kam qenë i dëmtuar, por dëshira ishte e madhe për të mos i lënë cunat. Dhashë më të mirën time. Nuk është mëkat humbësh me Milanin. Do të mbështesim Skënderbeun që na përfaqëson në Europa League, falenderojmë Digitalbin, që si gjithmonë na ka mbështetur. 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...