Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Osmani krenar për Shkëndijën: Jemi klub serioz, me 2 blerje kapim grupet e Europa League

Përpara 7 vitesh kur Shkëndija e Tetovës fitoi titullin e parë kampion në historinë e klubit ishte ai trajner dhe u desh rikthimi i tij në skuadër që kuqezinjtë të fitonin sërish titullin. Trajneri Qatip Osmani i gëzohet këtij suksesi të rëndësishëm duke bërë edhe një krahasim se çfarë ndryshimi ka mes këtyre dy kampionateve të fituar.

“ Jam i lumtur që Shkëndija sërish pas 7 viteve shpallet kampione e Maqedonisë. Ndryshimi i këtij titulli nga 7 vite më parë është që tashmë Shkëndija është një klub serioz, jemi duke përmirësuar dhe infrastrukturën dhe me sponsorin që kemi, Shkëndija është një klub shumë serioz dhe nuk do të ndalet me këto rezultate”.

Por Shkëndija nuk do të ndalet me kaq dhe objektivi i radhës është Kupa e Maqedonisë.

“E përsëris edhe njëherë, Shkëndija nuk do të ndalet me kaq tashmë synojnë të fitojmë Kupën dhe më pas të shohim. E rëndësishme është të ruajmë këtë grup, por do të kërkojmë edhe 2 lojtarë kualitativë që të shtojmë cilësinë e skuadrës”.

Nga merkato te ecuria në Europë, Osmani ka bindjen se Shkëndija do të ruajë grupin e futbollistëve që ka dhe me këta lojtarë do të tentojë të arrijë grupet e Europa Leagues edhe pse do ta nisë aventurën e saj në Europë në Champions League.

“ Edhe vitin e kaluar shkuam deri në play-off të Europa Leagues. Edhe këtë sezon do të synojmë të shkojmë mimimalisht në play-off për të kapur më pas grupet e Europa League, ky është synimi ynë. Duam të ruajmë grupin aktual të futbollistëve, ata që janë në skadencë kontrate do të rinovojnë me siguri pasi klubi do t’u ofrojë marrëveshjet e reja”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...