Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Ora 20:55, Liverpool – Everton, derbi i Merseyside një finale e parakohshme

Mbrëmjen e sotme në “Anfield”, në orën 20:55, luhet derbi i 230-të i Merseyside Liverpool – Everton, një klasike e futbollit anglez, që këtë radhë i përplas këto dy skuadra që në turin e tretë të FA Cup. Bëhet fjalë për edicionin e 137-të të aktivitetit më të vjetër në glob, në rang klubesh, kompeticion që ndeshjet paraeliminatore i ka filluar që më 5 gusht, me një numër rekord të skuadrave pjesëmarrëse, plot 737. Në kampionat si Liverpooli ashtu edhe Evertoni nuk pretendojnë për titull, ndërsa nga Kupa e Ligës të dy ekipet janë eliminuar prej kohësh, kështuqë FA Cup përbën një mundësi për të pretenduar për trofe, megjithëse për hir të së vërtetës Liverpooli kuotohet vetëm në pozicionin e gjashtë për të triumfuar në edicionin e sivjetshëm të Kupës së Anglisë ndërsa Evertoni në vendin e tetë. Sikur të mos mjaftonte avantazhi i faktorit fushë “të kuqtë” paraqiten në këtë duel pas 16 ndeshjeve pa humbje në të gjithë aktivitetet, sidoqoftë në një kompeticion të tillë nuk vihen re aspak diferencat dhe shumë varet pikërisht nga ajo cfarë japin lojtarët në harkun e 90′, madje edhe kjo gjë mund të mos mjaftojë, pasi në rast barazimi takimi do të duhej të riluhej në “Goodison Park”. Liverpuli ka shënuar 50 gola në Premiership, ekzaktësisht dyfishin e Evertonit dhe kurioz është fakti që më shumë sesa ekipi i Big Sam në kampionat ka realizuar edhe dyshja Mohamed Salah – Roberto Firmino, 26, pra një gol më tepër. Këtë herë është e sigurtë që sulmuesi egjiptian, pra golashënuesi i dytë më i mirë në Premier League, do të mungojë dhe bashkë me të edhe Philippe Coutinho, ndërsa Sadio Mane mbetet në dyshim. Për mbrojtësin më të shtrenjtë në planet Virgil van Dijk ky takim vjen tepër shpejt, ndërsa në krahun tjetër do të mungojë me shumë gjasa qendërmbrojtësi tjetër Michael Keane, por gjithashtu do të jetë e vështirë që të luajë edhe blerja më e fundit, sulmuesi turk i ardhur nga Beshiktashi Cenk Tosun, gjithsesi krejt ndryshe nga takimi me United ish-trajneri i përfaqësueses angleze këtë herë pritet të ketë nga minuta e parë me radhë futbollistë të tillë si Aaron Lennon, Gylfi Sigurdsson, Jonjo Kenny, Phil Jagielka, Dominic Calvert – Lewin dhe James McCarthy. Mes dy klubeve janë plot 12 FA Cup. Liverpooli 7 dhe Evertoni 5, sidoqoftë pavarësisht barazimit të cuditshëm 1-1 në Premireship 26 ditë më parë “Anfield” është shndërruar në një fushë të mallkuar për “toffees”, që nuk fitojnë aty asnjë nga 20 vizitat e fundit në të gjithë kompeticionet, praktikisht që nga viti i largët 1999.

Tjetër ndeshje interesante në FA Cup luhet në “Old Trafford” mes Manchester United dhe Derby County, në orën 21:00, me “Djajtë e Kuq” që mbeten favoritë për të vijuar më tej e aq më tepër kanë mundësinë për të shënuar fitoren e dytë radhazi për Vitin 2018, pas suksesit 0-2 me Evertonin më 1 Janar.

 

Liverpool – Everton     SuperSport 3 (20:55)

Man. United – Derby C.      Supersport 4 (21:00)

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...