Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ora 19:00, në “Selman Stërmasi”, Partizani do fitoren për Europën, Skënderbeu për krenarinë

FUTBOLL PARTIZANI SKENDERBEU - Ndeshja e futbollit, Partizani-Skenderbeu i Korces, 0-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin "Selman Stermasi", ne kryeqytet./r/n/r/nFOOTBALL MATCH PARTIZANI vs SKENDERBEU - Albanian Super League football match Partizani vs Skenderbeu of Korca, 0-0, played at the "Selman Stremasi" stadium in Tirana.

Java e 30-të e Kategorisë Superiore mbyllet këtë të hënë, në orën 19:00, me sfidën e “Selman Stërmasit”, Partizani – Skënderbeu. Edhe pse nuk është një përballje që vendos për titullin kampion, pasi skuadra e Dajës praktikisht e ka hipotekuar trofeun më të rëndësishëm në vend, mbetet një duel i zjarrtë e që pritet të dhurojë shumë emocione.

Ndonëse pikët i mbajnë rivalët në distancë, krenaria e skuadrës korçare për të dominuar në Superiore dhe objektivat e Partizanit për të luajtur në Europa League, që sigurohet me vendin e tretë, sugjerojnë një ndeshje të luftuar dhe të pakompromis.

Partizani ka rrëshkitur në vendin e katërt, pas fitores së Luftëtarit në Shkodër, me dy pikë më pak se bluzinjtë (47 dhe 45), ndaj për t’u kthyer në pozicionin e tretë duhet patjetër të fitojë ndaj Skënderbeut. Edhe pse në bilancin e përgjithshëm të kuqtë thuasje trefishin e fitoreve të Skënderbeut, në këtë sezon korçarët janë shfaqur superiore me dy fitore dhe një barazim dhe pa pësuar asnjë gol (2-0, 0-0, 1-0).

Trajneri, Klevis Dalipi, i kushtëzuar edhe nga dosmosdoshmëria e fitores, pritet të hedhë në fushë një formacion sulmues me skemën 4-2-3-1, me Hoxhën në portë, Ibrahimi, Gojkovic, Belica dhe Kotobelli në mbrojtje, Batha dhe Telushi si shkatërrues, ndërsa Asani, Progni dhe Trashi në mbështetje të Bardhit.

Muk ka asnjë dyshim për formacionin e Skënderbeut Ilir Daja, që pritet të aktivizojë Teqjen në portë,  Vangjeli, Radas, Aliti dhe Mici ne mbrojtje, Nimaga, Osmani dhe Lilaj ne mesfushë, ndërsa në sulm Muzaka, Vila dhe Gavazaj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...