Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ora 16:00, Prishtina-Vëllaznimi, përplasja për një trofe prestigji

????????????????????????????????????

Në orën 16:00, në “Adem Jashari” të Mitrovicës, do të zhvillohet finalja e Digitalb Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Vëllaznimit të Gjakovës, duel që do të ulë siparin e sezonit të futbollit kosovar. Një përplasje mes dy skuadrave që kërkojnë ta mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon, aq më tepër që deri tani nuk kanë arritur asnjë objektiv.

Vëllaznimi nuk mundi të siguronte qëndrimin në Vala Superligën e Kosovës, ndërsa Prishtina dështoi ta fitonte titullin kampion në takimin e fundit të kampionatit me Dritën e Gjilanit, madje doli nga kjo ndeshje me probleme serioze, që do t’i vuajë pikërisht në finalen e Digitalb Kupës.

Debatik Curri, Amend Dallku dhe Shqiprim Taipi nuk do të jenë nën urdhrat e Mirel Josës për arsye pezullimi, duke ua bërë disi më të vështirë kryeqytetasve arritjen e objektivit. Klubi gjakovar, një diti para finales ka dalë me një qëndrim zyrtar ku siguron vazhdimësinë e kryesisë aktuale, pavarësisht rënies, duke premtuar kthimin sa më parë të skuadrës në elitën e futbollit gjakovar. Sipas rregullores, Vëllaznimi, edhe nëse e fiton Kupën, nuk merr pjesë në Europa League, çka do të thotë se Prishtina e ka të sigurt angazhimin në këtë kompeticion europian, pavarësisht rezultat që finales.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...